Presidenti i sapozgjedhur Javier Milei zbaton terapinë e shokut në Argjentinë

Kur javier Milei u betua si president i Argjentinës më 10 dhjetor, lidhur me situatën e vështirë ekonomike që po kalon vendi i tij, ai i tha turmës që ishte mbledhur për të festuar se, “nuk ka alternativë tjetër veç masave shtrënguese”.

Në vend të premtimeve boshe, ai paralajmëroi popullin e tij se e prisnin kohë të vështira. Shpallja e masave shtrënguese pas marrjes së detyrës është e njohur zakonisht si ‘vetëvrasje politike’ në Argjentinë. Megjithatë, mesazhi i zymtë i z. Milei u prit me brohoritje. Përkrahësit ngritën “sharrat me zinxhir” lart mbi duar, duke iu referuar premtimit të tij mbi paralajmërimin për të ulur rolin e shtetit në shoqëri përmes shkurtimeve dragoniane.

Fjalimi inaugurues përcaktoi terapinë e shokut që do të pasonte më pas. Më 12 dhjetor, Luis Caputo, ministri i ri i ekonomisë, zbuloi një sërë reformash radikale ekonomike. Ai njoftoi një zhvlerësim të pesos (monedha argjentinase) me mbi 50% dhe premtoi të ulë subvencionet e energjisë elektrike dhe transportit, të përgjysmojë numrin e ministrive të qeverisë nga 18 në nëntë, të pezullojë punët publike dhe të reduktojë transfertat federale në 23 provinca të Argjentinës. Qeveria llogariti se këto shkurtime arrijnë në pothuajse 3% të PBB-së.

The “Economist” krahas analizës së situatës politike dhe ekonomike në Argjentinë shtron pyetjen: A do t’i pranojë dhe a do ta talerojë shoqëria për reformat radikale që ka ndërmarrë presidenti i saj?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com