Presidenti humbi jetën në një aksident me helikopter, Irani shpall 5 ditë zie

Pesë ditë zije janë shpallur në Iran pas vdekjes së presidentit të vendit Ebrahim Raisi.

Irani ka tashmë 50 ditë kohë përpara se të mbajë zgjedhjet presidenciale për të zgjedhur pasuesin e Raisit aksidentit me helikopter që i mori jetën kreut të shtetit dhe tetë personave të tjerë.

“Njoftoj pesë ditë zije dhe i ofroj ngushëllimet e mia popullit të Iranit,” tha Lideri Suprem i vendit, Ali Khamenei në një deklaratë të dhënë nga agjencia e lajmeve IRNA.

“Mokhber do të menaxhojë degën ekzekutive dhe është i detyruar që bashkë me krerët e degës legjislative dhe asaj gjyqësore të zgjedhin presidentin e ri brenda një maksimumi prej 50 ditësh,” shtoi ai.

Sipas Nenit 131 të Kushtetutës së Iranit, një këshill i përbërë nga zëvendëspresidenti i parë, kryetari i parlamentit dhe kreu i gjyqësorit duhet të përgatisë rrugën për zgjedhjen e një presidenti të ri.

Mokhber, ashtu si Raisi, shihet si i afërt me Khamenein.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com