Presidenti Begaj uron Kurban Bajramin: T’i gjendemi pranë atyre që nuk kanë mundësi!

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka uruar gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit.

Në këtë festë, shkruan Presidenti Begaj, kuptojmë madhështinë e mesazhit hyjnor dhe përpiqemi që të përmbushim rolin tonë për të qenë pranë personave që nuk kanë mundësi.

Presidenti bën thirrje për reflektim në mënyrë që shoqëria të jetë më e mirë dhe më e drejtë.

Begaj: Përzemërsisht i uroj Kurban Bajramin besimtarëve myslimane shqiptarë! Kurban Bajrami bart mesazhin e sakrificës sublime duke mundur egoizmin, zemërimin dhe lakminë. Kurban Bajrami është akt arsyeje dhe vullneti, me anë të të cilit ne kuptojmë madhështinë e mesazhit hyjnor dhe përpiqemi të përmbushim rolin tonë për të bërë të mira e për t’iu gjendur pranë atyre që nuk kanë mundësi. Vetëm ky reflektim i gjithsecilit bën të mundur një shoqëri më të mirë e më të drejtë. Gëzuar për shumë vjet Kurban Bajramin!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com