Zanati fisnik si orëndreqës për fat të keq po shkon drejt fundit, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën.
Presidenti Bajram Begaj ka takuar së fundmi një ndër orëndreqëset e fundit në vend dhe është një grua.
Ajo quhet Nebahet dhe profesionin e orëndreqëses e ushtron në Shijak, në dyqanin 75-vjeçar që i ka trashëguar i ati.
“Takova sot Nebahetin e cila vijon të ushtrojë profesionin e orëndreqëses në Shijak, në dyqanin 75-vjeçar që e trashëgon nga i ati. Ajo është e shqetësuar për të ardhmen e zanatit të saj. Ne duhet t’i orientojmë të rinjtë drejt profesioneve!”, shkruan Presidenti Begaj.