Presidencialet në Maqedoninë e Veriut/ Kryeson Gordana Silanovska me mbi 47 përqind të votave

Pas mbylljes së votimit, ka nisur procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e dyfishta në Maqedoninë e Veriut.

Referuar të dhënave zyrtare, deri në orën 18:30, pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale ishte 46.38 %, ndërsa tek ato parlamentare 53.36 %.

Gordana Siljanovska Davkova, kandidate e Partisë VMRO-DPMNE është duke kryesuar me mbi 47 përqind të votave. “Fronti Evropian” kryeson me 30 mijë vota përballë “Vlen”.

“Sipas informacioneve “Fronti Evropian” është në epërsi në Gostivar, Tetov, KU KA shumë shqiptarë. Ndëkohë vazhdon numërimi i votave, Shifrat që na janë dhënë janë specifike për çdo qendër zgjedhore. “Fronti Evropian” kryeson me 30 mijë vota më përballë “Vlen”, ku pritet të ketë 20 deputetë.”, raportoi drejtpërdrejtë gazetarja Linda Karadaku.

Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale më 24 prill, kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova mori 363 mijë vota, ndërsa Stevo Pendarovski i Lidhjes Social Demokrate pak mbi 180 mijë vota. Kjo flet për një rënie të dukshme të mbështetjes ndaj social-demokratëve dhe sipas pritjeve, VMRO-ja e spektrit të djathtë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com