“Prendit ia nxiu syrin shefi i sigurisë së Berishës”, dëshmia për 21 Janarin: Garda i mori urdhrat me dajak…

Gazetari Fatos Mahmutaj tha se garda i mori urdhrat me dru për të qëlluar në 21 janar në trupin e protestuesve. Kjo vërehet tek syri i nxirë i kreu të Gardës në atë kohë Ndrea Prendi, që u rrah nga shefi i shërbimit të Berishës.

“Garda i mori urdhra me dru. Ndrea Prendit ia nxiu syrin shefi i sigurisë së Berishës. Ç’urdhra? Urdhra me dru. Jo me shkrim. Një vend ku nuk ka shtet, e rrahën me dru, i morën armën dhe qëlluan rob. Po të ishte ligjore me shkrim, do e zbatonte? Jo. Nuk qëlloi ai, qëlluan ata. Urdhri nuk e dha ai, e dha pasi hëngri dru.

E prezantoi kryeministri të nesërmen si hero që e rrahën protestuesit, e rrahi ai. Shteti ekziston me ligje. Atje kishte dru, jo ligje. Kam qenë personi që kisha pozitë më të mirë nga kolegët e tjerë. Isha live duke transmetuar dhe kisha fushë pamje. Ishim sipër një platformë me 25-30 veta. Të gjithë përveç meje, ishin duke parë protestën nga një kënd më i lartë dhe duke bërë video.

Qytetarë protestues. U qëllua nga dy drejtime drejt njerëzve. Kam parë një gardist ku ndodhet hyrja e bodrumit e kryeministrisë. Më pasi ky doli Agim Llupo. E kishte të drejtuar në tokë, me një gju në tokë. Armën e kishte me grykë nga toka.

Në një moment nga tarraca, nga këndi drejt nesh flaka e armëve po vinte drejt grupit ku isha unë. Ishte errësirë për momentin prej tymit. U bë si një lloj nxirje. Të dy këta persona qëlluan drejt turmës, ai nga sipër me pistoletë dhe poshtë Agim Llupo. Është e fiksuar në media”, tha gazetari në Report TV.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com