Premtimi i Kamala Harris: Do të rrisim vendet e punës ku nuk duhet diplomë universiteti

Zv/Presidentja amerikane dhe kandidatja republikane për Presidente, Kamala Harris, ka premtuar se do të shkurtojë listën e vendeve të punëve federale që kërkojnë medoemos diplomë universiteti.

Për të tërhequr votuesit, Kamala Harris deklaroi se nëse zgjidhet Presidente, diploma e universitetit nuk do të jetë domosdoshmëri për shumë punë federale.

“Si Presidente, unë do të heq kërkesat e panevojshme të diplomës për punët federale, në mënyrë që të rriten vendet e punës për njerëzit pa diplomë 4-vjeçare”, tha Kamala Harris gjatë fjalimit të saj në Pensilvani.

Më shumë se 62% e amerikanëve të moshës 25 vjeç e lart nuk e kanë një diplomë Bachelor. Në vitin 2020, amerikanët pa një diplomë të tillë përbënin 3 nga 5 votues.

Zv/Presidentja Harris u shpreh se SHBA duhet të njohë rrugën drejt suksesit përtej një diplome universiteti, duke ndjekur praktika dhe programe teknike.

Një diplomë nuk tregon domosdoshmërisht aftësitë e një personi. Unë do të sfidoj sektorin privat të bëjë të njëjtën gjë”, shtoi Harris.

Sondazhet e realizuara në Shtetet e Bashkuara kanë treguar se shumë amerikanë janë skeptikë për të ndjekur studimet universitare për shkak të vlerës dhe kostot që ka.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com