Është liruar disa orë pas arrestimit, Flamur Rraja, vëllai i ish-deputeti të PS-së, Rrahman Rraja.
Ai u arrestua ditën e sotme, pas disa javësh në kërkim, por u lirua pasi prokurori i çështjes vendosi procedimin e tij në gjendje të lirë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.
Flamur Rraja ishte shpallur në kërkim pasi në bashkëpunim me djalin e tij, Arjel Rraja, dyshohet se dhunuan në afërsi të Rinasit, Kujtim Cacën dhe një familjar të tij, për motive pronësie.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi më datë 24.10.2024, në afërsi të Rinasit, në bashkëpunim me shtetasin A. Rr., dyshohet se, për motive pronësie janë konfliktuar fizikisht me shtetasit A. C., dhe K. C.,”– informoi policia.