Një 28-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim prej 8 vitesh për trafik droge në Shqipëri, është arrestuar nga policia italiane.
Identiteti i tij nuk bëhet me dije, ndërsa mediat italiane kanë dhënë detaje mbi arrestimin e tij nga një patrullë e policisë rrugore.
Gjatë kontrollit që po i bëhej kamionit ku ai ndodhej me shoferin, 28-vjeçari u shfaq shumë nervoz dhe pas identifikimit të tij, rezultoi se ishte shpallur në kërkim për trafik droge. Tashmë pritet ekstradimi i tij për në Shqipëri ku do të vuajë dënimin prej 7 vitesh burg.