Një modele 22-vjeçare rrezikon deri në pesë vjet burg pasi pozoi para një monumenti mbretëror tajlandez, duke ekspozuar të pasmet e saj. Pim Atchapara, siç quhet modelja, shkaktoi zemërim kur pozoi me një fund shumë të shkurtar përpara një statuje të mbretit Rama I në provincën Buriram më 24 mars.
Në foto, modelja 22-vjeçare ka veshur një fund shumë të shkurtër, ngjyrë kafe, përmes të cilit i dukeshin të brendshmet dhe një bluzë të kuqe. “Ju lutem vizitoni qytetin tim”, ka shkruar modelja në mbishkrimin e fotove.
Pas postimit të fotove, banorët e zonës njoftuan policinë, ndërsa Astapara u përpoq të shfajësohet duke u shprehur se donte vetëm të ftonte turistët në zonë.
“Pas postimit të fotove në llogaritë e mia personale mora mesazhe edhe kundër prindërve të mi, gjë që ishte e papranueshme pasi nuk e dija se ajo që po bëja ishte krim. Nuk e mendova me kujdes atë që po bëja. Kam kërkuar falje”, tha 22-vjeçarja pas arrestimit.
Përveç rrezikut të burgut, modelja përballet edhe me një gjobë prej 4000 dollarësh për ekspozim të pahijshëm.