Pak para mbledhjes së Këshillit të Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për mandatin e Berishës, ka nisur protesta e Rithemelimit para Kuvendit.
Me thirrjet “Rama ik’, ‘Poshtë diktatura’, mbështetësit e Berishës janë mbledhur para Kryesisë së Kuvendit.
Protestës i janë bashkuar deputetët e Rithemelimit, Argita Berisha, dhe deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili.
Deputetët e grupit të Gazment Bardhit dhe grupit të Rithemelimit nuk do të jenë pjesë e mbledhjes së Këshillit të Mandateve.
As vetë Berisha nuk do të jetë i pranishëm në seancë, gjë të cilën e bëri me dije mëngjesin e kësaj të hëne.