Porositi rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, arrestohet në Stamboll “mbreti” i kokainës, Dritan Rexhepi, në Tu

Arrestohet në Stamboll i shumëkërkuari Dritan Rexhepi. I cilësuar si kreu i kartelit të drogës me emrin ‘Kompanio Bello’, ai kërkohej nga Italia dhe Shqipëria nën akuzën për trafik droge nga Amerika e Jugut drejt Evropës.

Lajmi është konfirmuar nga Ministri turk i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya tha se është konstatuar se Rexhepi ka hyrë në Turqi nga aeroporti i Stambollit me pasaportë kolumbiane.

“Lufta jonë kundër trafikantëve të drogës dhe organizatave të krimit të organizuar do të vazhdojë të rritet me vendosmëri”, tha ministri turk.

Sipas asaj që raportojnë mediet turke, Rexhepi kishte hyrë në Turqi me me pasaportë false kolumbiane, me emrin Benjamin Omar Perez Garcia. ndërsa u kap gjatë një operacioni në Stamboll.

Kujtojmë se Dritan Rexhepi akuzohet se është personi që porositi rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.  Ky i fundit u rrëmbye më datë 17 janar 2020 në Kamëz dhe që nga ajo ditë nuk ka asnjë gjurmë të tij.

Gjatë gjyqit u publikuan pamjet e një resorti në zonën e Shijakut ku Jan Prenga u torturua për vdekje, ndërsa trupi i tij edhe sot pas tre vitesh ende nuk dihet se ku ndodhet. Shkak për rrëmbimin e tij dyshohet se u bë vjedhja e një sasie të madhe droge nga vëllai i tij në Angli, e cila i përkiste Dritan Rexhepit.

Mirëpo, një vit më parë gjyqi ui pezullua për shkak se Rexhepi dhe disa të tjerë nuk kishin marrë dijeni për gjyqin ndaj tyre, pasi ndodhen jashtë vendit.

Dhe personi i vetëmi dënuar për këtë ngjarje të rëndë, është shtetasi Festim Bixhdili, kopshtari i resortit në zonën e Shijakut ku u torturua për vdekje Prenga.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com