Porositi Amarildo Nikollin për të vrarë dy ‘kokat’ e krimit në Vlorë, kush është Leonard Luzi që u ekstradua sot nga Spanja

Leonard Luzi, 47 vjeç, që akuzohet për organizimin e vrasjes së Ervis Matodashajt dhe Inez Hajrullasë në gusht të vitit të kaluar, ngjarje e mbetur në tentativë, është ekstraduar sot nga Spanja, me urdhër të GJKKO.

Për 47-vjeçarin, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.

47-vjeçari akuzohet se më 8 gusht 2023, kishte organizuar vrasjen e Matodashajt dhe Hajrullasë, në bashkëpunim me Amarildo Nikollin (Xhanej), Muharem Koroveshin (alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj) dhe Erio Zejnon.

Ky krim u parandalua nga Policia, pasi shtetasi Amarildo Nikolli u arrestua para se të kryente vrasjet. Nikollit në momentin e arrestimit, iu sekuestrua pistoleta me fishek në fole, e gatshme për qitje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com