Polonia propozon që NATO të çojë në 3% shpenzimet e detyruara për mbrojtjen

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda do t’u propozojë vendeve anëtare të NATO-s që të rrisin në 3% të prodhimit të brendshëm bruto, shpenzimet për mbrojtjen.

Një propozim i tillë pritet që presidenti polak ta hedhë për diskutim gjatë bisedimeve me presidentin e SHBA, Joe Biden, raporton “Bloomberg”.

Duda dhe kryeministri, Donald Tusk po udhëtojnë për në SHBA për t’u takuar të martën në Shtëpinë e Bardhë me Biden.

Polonia kërkon përforcim të prezencës së aleancës ushtarake në lindje për shkak të rrezikut që vjen nga lufta në Ukrainë.

Aktualisht, NATO ka vendosur një minumim prej 2% të prodhimit të brendshëm bruto që të gjitha vendet anëtare duhet të shpenzojnë për ushtrinë.

/f.s

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com