Policia e Shtetit ka dalë me një thirrje për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të mos “fluturojnë” në rrugë, pasi rrezikojnë jetën e tyre dhe të tjerëve.
“Shpejtësia vret jetën në rrugë”, shkruan Policia e Shtetit në rrjetin social Facebook ndërsa kërkon zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor nga të gjithë shoferët.
“Shpejtësia vret jetën në rrugë. Mos fluturoni në rrugë , se rrezikoni jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës. Në të gjitha akset rrugore në 24/7. ZBATONI RREGULLAT E QARKULLIMIT RRUGOR!”, shkruhet në postim.
/a.r