Policia Rrugore ka bërë bilancin e një jave, ku janë zbatuar masa të rrepta për shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor.
Nga data 4 gusht deri në datën 10 gusht, policia ka gjobitur me mijëra shoferë, të cilët u kapën duke lëvizur me shpejtësi të lartë dhe pa rrip sigurimi.
Po ashtu, gjatë këtij harku kohor, ka pasur edhe arrestime dhe procedime penale, për shoferët që kanë qenë të dehur në timon, kanë korruptuar punonjësin e policisë, apo kanë qenë nën efektin e lëndëve narkotime.
Bilanci i Policisë Rrugore:
✅ Arrestime dhe procedime penale:
7 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
2 persona për pa leje drejtimi.
4 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.
2 persona u procedua për korupsion aktiv.
2 person për drejtim mjeti nën ndikim e lëndëve narkotike
✅ Masat administrative:
10.504 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,500 në ditë.
54 masa për xhama të zinj.
913 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
301 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
630 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
11 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
575 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.
6.528 masa për qëndrim të gabuar.
892 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.
✅ Pezullime dhe bllokime:
7 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
49 raste për tejkalim shpejtësie.
9 raste të ndryshme
9 automjete u bllokuan, përfshirë 4 me targa të huaja.