Policia e Hamburgut ka konfirmuar se ka qëlluar një person që i ka kërcënuar me sëpatë pranë vendit ku tifozët holandezë janë mbledhur për ndeshjen e tyre në Euro 2024.
Incidenti ndodhi në lagjen St Pauli të Hamburgut, pak përpara se Polonia të përballet me Holandën në Volksparkstadion aty pranë në orës 14:00.
Në një deklaratë të policisë së Hamburgut thuhet: “Në St Pauli aktualisht është një operacion i madh policor. Sipas gjetjeve fillestare, një person kërcënoi oficerët e policisë me një sëpatë dhe një mjet ndezës. Më pas policia përdori armët e zjarrit. Agresori u plagos dhe aktualisht është duke marrë trajtim mjekësor”.
Rreth 40,000 tifozë ishin Hamburg duke marshuar në mënyrë paqësore në momentin që ndodh incidenti.