Policia kufitare e Kakavijës ka goditur një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi. Janë sekuestruar 8390 euro, 12 300 franga zviceriane, 85 000 fiorenta hungareze, 470 dinarë dhe 15 lingota floriri.
Ndërsa për 69-vjeçarin gjerman që i posedonte ka nisur hetimi në gjendje të lirë.
“Gjatë kontrollit në automjet u gjetën 8390 euro, 12 300 franga zvicer ane, 85 000 fiorinta hungareze, 470 dinarë dhe 15 lingota floriri, të cilat nuk i kishte deklaruar para autoriteteve doganore.
Furgoni dhe shumat e parave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u procedua në gjendje të lirë shtetasi gjerman A. F., 69 vjeç, banues në Greqi”, njoftoi sot policia.
/a.r