Policia liron plazhet në Durrës, procedohen 7 persona

Në Durrës ka nisur plani operacional policor për lirimin e hapësirave në plazhe, të zëna në kundërshtim me ligjin.

Nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në 3 plazhe, u evidentuan 4 raste të zënies së hapësirave publike me çadra dhe shezlongë dhe 4 raste të ndërtimeve pa leje të beach bar-eve.

Për këtë arsye janë sekuestruar 52 çadra dhe 106 shezlongë të vënë pa leje. Po ashtu janë proceduar në gjendje të lirë 7 persona.

“A. Gj., pasi kishte vënë 32 shezlongë dhe 16 çadra, pa leje, në plazhin “Porti i Gjermanit”;

E. Sh., 32 vjeç, pasi kishte vënë 48 shezlongë dhe 24 çadra dhe kishte ndërtuar një beach bar, pa leje, në plazhin në lagjen nr.1;

F. K., 46 vjeç, pasi kishte vënë 18 shezlongë dhe 8 çadra, pa leje, në plazhin në lagjen nr. 1;

F. D., 30 vjeç, pasi kishte vënë 8 shezglonë dhe 4 çadra, pa leje, në plazhin në lagjen nr. 1;

F. M., pasi kishte ndërtuar një beach bar, pa leje, në plazhin në lagjen nr.1;

D. V., 55 vjeç, pasi kishte ndërtuar një beach bar, pa leje, në plazhin e Kallmit;

T. H., pasi kishte ndërtuar një beach bar, pa leje, në plazhin “Porti i Gjermanit””, njoftoi policia.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com