Deputeti Agron Gjekmarkaj, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC foli për situatën politike në PD, debatet dhe përçarjen e brendshme.
Gjatë kësaj interviste, Gjekmarkaj tha se PD nuk është drejt zhdukjes, por ka nevojë për një modernizim, një ribërje apo lidership të ri.
“Duket s kohë qameti. Që ditën kur kam hyrë në politikë ka pasur një debat të brendshëm. Në rrafshin publik njeriu kupton shumë fenomene dhe në fund besoj ka fituar diçka. Mendoj që janë votuesit ata që përcaktojnë ndërprerjen e ekzistencës së një parti.
PD ekziston dhe nuk mendoj se është në rrezik për tu’ zhdukur sepse e ka elektoratin dhe me një ribërje të PD, modernizim, zgjedhje, lidership i ri, ndryshim gjuhe, diskursi, platforma , oferta, profesionistë. Nuk mund të pretendosh që shoqëria të ndjek nëse nuk lexon dinamikën e saj”, ka thënë ai./m.j