Një 60-vjeçar që udhëtonte me motor ka humbur jetën në aksin Plepa – Shkozet.
Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për Balkanweb se policia është nisur drejt vendngjarjes.
Policia tha se nuk dihet nëse ka qenë aksident apo 60-vjeçari ka pësuar infarkt.
Policia deklaroi se ekspertët do përcaktojnë shkakun e vdekjes, nëse është përplasur nga ndonjë mjet apo jo.