Pasditja e sotme në shtëpinë e “Big Brother Vip”, vetëm pak orë larg “Prime”, ka vijuar me debate. Juli është komentuar shumë për aleancat me disa nga vajzat në shtëpi dhe kjo temë u hap sot edhe nga Liam, i cili teksa ndodhej në oborr i tha t’ua “lëshonte” pak litarin, pasi saherë që ai diskuton me to, këto të fundit i drejtohen Julit. Sipas Liam, Juli nuk po u jep hapësirë “aleateve” të tij, të bëjnë lojën e tyre. (lexo këtu)
Pjesë nga diskutimi:
Liam: Lëshoua pak litarin gocave, që të dyjave.
Juli: Je duke u sjellë keq zemra ime, je duke u sjell keq. Unë as mbaj litar, as lëshoj litar. Nëse ti i konsideron njerëzit kështu, do të thotë që ti e ke me besim këtë.
Liam: Po e di cila është gjëja më interesante, Jul Deda, se po të heq dhe syzet dhe po të shoh në sy, që unë kur flas me “x” ose me “x”, të shohin njëherë në sy ty.