Po shkëmbenin 1,1 kg kokainë, policia italiane zbardh detaje për arrestimin e 4 shqiptarëve pranë stacionit të trenit

Policia italiane arrestoi 4 shqiptarë të moshës 24 deri në 38 vjeç për trafik droge, teksa i kapi duke shkëmbyer një dërgesë droge në Lucca, me peshë pak më shumë se 1,1 kg kokainë e pastër.

Operacioni është kryer më 14 Janar dhe u publikua vetëm ditën e sotme. Ka qenë Drejtori i Zyrës së Parandalimit të Përgjithshëm dhe Shpëtimit Publik, ai që duke kaluar në rrugë pas shërbimit në lagjen ‘Mugnano’, ka vënë re një makinë me tre persona të dyshimtë brenda, ndaj ka kontaktuar menjëherë efektivët për verifikime.

Pak para mbërritjes së patrullës, një tjetër makinë e vogël erdhi përkrah të treve, me një burrë në timon, në të cilën hyri një nga tre shqiptarët që ndodheshin në mjetin tjetër, dukshëm për të shitur apo shkëmbyer mallin. Kur panë policinë, të dy zbritën nga makina dhe hodhën 2 mbështjellës në një distancë të shkurtër pranë linjës hekurudhore, informon media.

Policia lokalizoi dy pakot me peshë totale 1140 gramë kokainë. Në kontrollin e 2 makinave u gjetën edhe 4 mijë eurosh cash, kurse mjetet u sekuestruan. Të katërt janë arrestuar për trafik droge dhe janë vënë në dispozicion të organeve të drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com