Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se opozita po “rrokanis kokat e dynjasë” për të krijuar, sipas tij, idenë se qeveria është në krye të një ushtrie me hajdutë dhe banditë.
“Duke i futur të gjithë në një thes, duke shfrytëzuar në mënyrë shumë djallëzore, të ligë, episode, momente, personazhe që janë pjesë e pandarë e një shoqërie në të gjithë botën, personazhe nga jeta e brendshme e Policisë së Shtetit, atëherë të krijohet ideja që këtu është një histori krejt tjetër nga ajo që jeton përditë”, tha kreu i qeverisë në fjalimin e tij nga shkolla “Kosova”, gjatë një aktiviteti për sigurinë në shkolla.
Kreu i qeverisë shtoi se opozitës “mund t’i përgjigjemi duke krijuar të gjithë distancën higjienike të nevojshme për të mos u afektuar”.
/a.r