“Po përgatisim disa surpriza për Rusinë”, Zelensky: Do të nisim kundërsulm të ri

“Mbrojtja e Ukrainës është detyra numër një. Ne do të vazhdojmë me sukseset në Detin e Zi. Nuk do të hyj në detaje, por ne po përgatisim disa surpriza për Rusinë”. Kështu është shprehur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një intervistë për Fox News.

Sipas tij, mbrojtja e lindjes, ku rusët kanë më shumë se 200 mijë ushtarë, është shumë e rëndësishme.

“Jugu është i rëndësishëm. Mbrojtja e lindjes, ku rusët kanë më shumë se 200 mijë ushtarë, është shumë e rëndësishme. Natyrisht ne do të përgatisim një kundërofensivë të re, operacione të reja. Ne nuk do të qëndrojmë në vend”.

Sipas tij, Ukraina nuk ka plan B dhe synon vetëm fitoren.

Ukraina do të mundë forcat pushtuese ruse dhe do të çlirojë të gjithë territorin e saj kombëtar, por pa një përpjekje edhe më të vendosur nga komuniteti ndërkombëtar do të jetë më e vështirë të shtyhet Rusia për të negociuar dhe fitorja do t’i kushtojë Ukrainës më shumë gjak dhe punë. Ukraina “nuk ka plan B” dhe synon vetëm fitoren. Populli dhe ushtarët ukrainas janë elastik, por mbështetja ushtarake dhe politike nga aleatët mbetet thelbësore”.

Një ditë më parë, zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurisë të Federatës, Dmitry Medvedev, kërcënon perëndimin duke thënë se dërgimi i avionëve të luftës F-16 në Ukrainë do të çojë në konflikt nuklear.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com