Një turist gjerman është aksidentuar pasditen e sotme në Theth, duke rënë në një greminë dhe duke u plagosur.
Ai ka qenë së bashku me 3 miq të tij duke bërë kalimin në këmbë nga Thethi për në Lepushë, kur ka rrëshqitur disa metra në greminë.
Gazetari i Top Channel Klodian Zhivani bën me dije se për pasojë ka pësuar dëmtime të renda në trup, por është jashtë rrezikut për jetën.
Në ndihme të tij kanë shkuar menjëherë policia dhe grupi i banoreve të Thethit Gjergj Mala, Marash Djegsina dhe Cesk Berishta, duke i dhënë ndihmën e parë dhe kanë pritur aty derisa ka mbërritur helikopteri për ta transportuar për në QSUT.
Ndërkohë miqtë e tij janë kthyer në Theth nga banoret e zonës./tch