Po ndërtonte pa leje në tokën e një shtetasi tjetër, arrestohet 38-vjeçari në Himarë

Një 38-vjeçar ka rënë në pranga, pasi po ndërtonte pa leje, një objekt, në tokën e një shtetasi tjetër, në plazhin e Livadhit.

Po ashtu është proceduar penalisht dhe një shtetas i punësuar nga 38-vjeçari, për të kryer ndërtimin pa leje.

“Si rezultat i kontrolleve që po kryhen 24/7, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat urbane dhe në ato bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, të mbështetura nga informacionet e inteligjencës policore, evidentuan një tjetër rast të kësaj paligjshmërie, në plazhin Livadh.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi E. C., 38 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. Q., 60 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi E. C. dyshohet se ka punësuar shtetasin R. Q., për ndërtimin pa lejen e organeve kompetente, të një objekti me strukturë metalike, në plazhin e Livadhit, për qëllime përfitimi, në tokën e një shtetasi tjetër, pa miratimin e tij.

Vijojnë kontrollet dhe verifikimet për të konstatuar dhe goditur raste të tjera të ndërtimeve të paligjshme, si dhe të krimeve të tjera kundër mjedisit”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com