Po mblidhte barishte anës rrugë/ U përplas nga makina, ndërron jetë 63-vjeçari në Fier

Një 63-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga një makinë në aksin rrugor Lushnjë-Berat.

Viktima, Namik Halili kishte parkuar makinën tip Opel në anë të rrugës dhe ishte futur në një arë për të mbledhur barishte të egra, bëjnë të ditur burime për TCH.

Në momentin që ka dalë në rrugë, ai nuk e ka vënë re makinën tip Pasat së cilës i ka prerë rrugën.

“Rreth orës 12:55, në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, shtetasi G. I., 54 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasin N. H., rreth 63 vjeç, këmbësor. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi N. H. ka humbur jetën në vendngjarje.

Shërbimet e Policisë shoqëruan drejtuesin e automjetit, shtetasin G. I., në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com