Një biznesmen kinez është rrëmbyer nga disa persona teksa luante golf.
Ngjarja ka ndodhur në Welwyn Garden City në Herfordshire, ku biznesmeni Dylan Huang po luante golf me tre gra.
Asokohe 5 persona të armatosur kanë vrapuar drejt tij, duke e dhunuar dhe më pas futur me forcë në një makinë tip “Audi Q7”.
Pasi është futur në makinë, Huang është lidhur dhe dërguar në një godinë në në Surrey, ku dhe është futur në një kafaz.
Rrëmbyesit kishin kërkuar kriptovaluta “Bitcoin” me vlerë 15 milionë dollarë. Biznesmeni u ka sqaruar se pavarësisht se zotëron aksione të mëdha, aksesi në to nuk mund të kryhet menjëherë, që të mund t’i tërhiqte.
“Ai foli me gruan e tij dhe bisedoi me tre shokë për t’i marrë hua paratë që kërkonin rrëmbyesit“,-thuhet në media.
“Pas disa orësh u duk se rrëmbyesit po zemëroheshin. Ata filluan ta godasin në këmbë me një objekt”,- sqarohet më tej.
Biznesmeni kinez u lirua pas 30 orëve në robëri pranë Cobham.
Ai trokiti në derën e një shtëpie dhe kërkoi 100 £ për një taksi./m.j