Pas sulmit brutal ndaj tij, reperi me origjinë shqiptare Sin Boy nuk ndalon me postimet e tij pikante. Në profilin e tij në Instagram, reperi ka postuar një foto ku shihet brenda një arkivoli me krahët e mbledhur në gjoks, një pozë që duket sikur ka ndërruar jetë.
Në mbishkrimin e postimit, Sin Boy iu referua sulmit të fundit ndaj tij teksa ishte në një sallon flokësh, ashtu edhe raporteve muaj më parë që e donin të vdekur. (LEXO KËTU)
Në postim ai ka ftuar ndjekësit që të shkruajnë në komente poshtë fotos se çfarë duan t’i ndodhë tjetër, në mënyrë që ai të bëhet sërish viral.
“Ju kam bërë një nder, kam vdekur, kam ngrënë dru, më thuaj në komente çfarë të kënaq tjetër që të bëhem viral, se dua të shkoj në Hawaii pas Spanjës”, ka shkruar ai.
Në fund të marsit të kaluar, Sin Boy u sulmua brutalisht me grushta nga të huajt teksa ishte live në një sallon flokësh. Në video, shihen dy burra të veshur me të zeza shihen duke goditur Sin Boy, i cili ra në tokë për t’u mbrojtur nga goditjet. Në video shfaqen edhe punëtorët e sallonit duke u përpjekur të frenojnë dy burrat, të cilët kishin të mbuluar tiparet e fytyrës.
Sapo dhuna përfundon, sulmuesit largohen, ndërsa Sin Boy ngrihet dhe rregullon flokët.