Po kalonte autostradën, makina përplas gruan. Dërgohet në spitalin e Traumës

Një grua rreth të 30-ave është aksidentuar paraditen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë. Gazetarja e Klan News Enkeleda Arapi bën me dije se automjeti tip “Volkswagen Golf” e ka goditur me pasqyrë, e për pasojë është rrëzuar duke i shkaktuar dëmtime në të dyja këmbët.

Ngjarja ka ndodhur ndërsa gruaja po kalonte autostradën në mënyrë të paligjshme nga njëra anë në tjetrën. Drejtuesi i automjetit e ka transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Durrësit, por për shkak të gjendjes së saj, ajo është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Ndërkohë, policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit, i cili po merret në pyetje për rrethanat e aksidentit.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com