Fushata e Donald Trump që nga koha kur Joe Biden vendosi të braktiste garën presidenciale duket se është futur në një spirale vetë shkatërruese, me sondazhet që e nxjerrin humbës përballë Kamala Harris në disa shtete kyçe.
Situata e krijuar ka alarmuar aleatët Republikanë të ish-Presidentit, të cilët sipas A2 CNN i druhen faktit se Trump po saboton fushatën e tij presidenciale duke “zgjedhur humbjen”.
Ndërkohë, Vanity Fair raporton se Trump po injoron në mënyrë të hapur këshillat e këshilltarëve të tij dhe ka dyshime në kampin republikan se ai mund të vuajë sindromën e stresit post-traumatik (PTSD) pas tentativës së dështuar për vrasjen e tij në Butler, Pensilvani.
Këshilltarët e tij të fushatës thuhet se e kanë inkurajuar Trump që të ndalë thirrjet ‘kundërproduktive’ me emra dhe në vend të kësaj të nisë sulme politike kundër rivales Kamala Harris, por ai ka refuzuar ta bëjë këtë duke thënë: “Unë e di se çfarë po bëj”.
Njerëz brenda kampit të Trump i thanë gjithashtu revistës së ish-Presidenti ka parë “pa pushim” pamjet e momentit kur ai u qëllua duke pretenduar se ai “ka hequr shumë” këto kohë.
“Ai e ka parë atë klip prej 7 sekondash, ku shfaqet se sa afër ishte që të qëllohej drejt e në kokë – pa pushim”, tha burimi Vanity Fair.
Sipas revistës donatorët republikanë dhe zyrtarët e fushatës së Trump thuhet se po përpiqen të kuptojnë pse Trump duket sikur po saboton ofertën e tij presidenciale.
/a.r