“Po hyn në ujëra që më pëlqejnë”, vizita e Erdogan përplas Currin dhe Vangjelin: Më lër të mbytem, shkoj më thellë se ty

Curri: Ia tha sot, i tha evallah, kanë ndodhur këto që po paralajmëron ti.

Vangjeli: Shqipërisë në një mënyrë apo një tjetër duhet të luajë mes ekuilibrash.

Curri: E do një shtet paralel? E ke sot, xhamia e Namazgjasë sa i përket statusit është një vend me ekstra territorialitet sa i përket kontrollit për sa i përket kontrollit nga Komuniteti Mysliman Shqiptar.

Vangjeli: Është i ndërmjetëm

Curri: Prite se unë shkoj më thellë nga ty, se jam i çmendur nuk kam frikë.

Vangjeli: Problem është kur të dalësh në sipërfaqe, mos del i mbytur.
Curri: S’ka problem, e kam marrë parasysh. Ke një enklavë turke në mes të Tiranës që nuk kontrollohet nga askush, nga një fondacion me shumicë të çuditshme me një imam turk. Këtu ka vend për shumë shtete sa i takon shteteve paralele.

Gylenistët i ke në të gjithë Tiranën kanë shitur pronat tek njëri-tjetri, kanë ndërruar duart, shkolla, universitete, spitale. Gylenistët kanë KMSH, erdoganistët kanë marrë një nga xhamitë kryesore. Nuk e di për sa kohë do ta mbajnë.

Unë nuk e pashë Ramën dinjitoz në këndvështrimin tim, e priti me evallah e përcolli me inshallah dhe në fund të fundit ishte ai që u tha shqoptarëve që turqit do të sjellin 2 miliardë euro dhe meqë Evropa s’e ka mendjen tek ne le të shijojmë paratë e turqve. Imagjinoni rusët të vini të bënin kishë ortodokse në Tiranë, t’i jepnin 1-2 miliardë dollarë, do të ishin kaq entuziastë shqiptarët?

Curri: Zoti Vangjeli më lër të mbytem.

Vangjeli: Po hyn në ujëra që po më pëlqejnë.

Curri: Më lër të mbytem, pse në xhaminë e Namazgjasë është kaq normale.

Curri: Kanë dashur serbët kishë ortodokse dhe s’i ka lënë KOASH. Imagjino si do të bëhej sot po të ndodhte kjo. Më lër të mbytem

Vangjeli: Je afër sipërfaqes.

Curri: Enklavë e një juridiksioni paralel. Pse greku dhe rusi, nuk i shërben, se është bërë tuqizim i kulturës së një populli shqiptar. Neotomanizmi është në zentitin e tij të jashtëzakonshëm.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com