Po festonte Vitin e Ri me familjen, e pëson keq shqiptari më Itali, i dënuar me 7,5 vite burg për grabitje

Një shqiptar i arratisur dhe dënuar me rreth 8 vite burgim për grabitje është arrestuar pak orë pas festimeve të ndërrimit të viteve në Ponte Arche.

Operacioni është kryer nga njësia e Riva del Garda, e cila pikasi 40-vjeçarin teksa qëndronte në një hotel të zonës së bashku me familjen e tij dhe ku kishin festuar Vitin e Ri së bashku.

Ndaj tij kishte një urdhër ndalimi i lëshuar në korrik 2023 nga Zyra e Prokurorisë Publike të Aleksandria.

Media informoi se shqiptari ishte personi i fundit i listës së një grupi ‘skifterësh’ prej 4 personash, të cilët nga fundi i vitit 2019 deri në muajt e parë të 2020, kishin kryer dhjetëra vjedhje shtëpish dhe grabitje në provinca të ndryshme të Italisë së Veriut , krime për të cilat më pas mori një dënim të formës së prerë me 7 vjet e 6 muaj burg.

Policia italiane njoftoi se kishte marrë informata se një person i kërkuar vërtitej në zonën e Val Rendena. Ata e gjetën të kërkuarin në një strukturë akomodimi në Pinzolo (hotel), ku ai po kalonte pushimet së bashku me familjen.

Pas krahasimeve të paraqitjes fizike të tij me foton e shpërndarë nëpër rajone dhe të gjurmëve, u konfirmua se 40-vjeçari ishte pikërisht personi i kërkuar dhe dënuar, duke e izoluar në paraburgim.

Shqiptari është përcjellë më tej për në Burgun e Trentos, ku do vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia, kurse identiteti i tij nuk u bë publik. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik dhe në shtëpi, iu gjetën edhe afërsisht 2 gram hashash të fshehura në një qese në dhomën e gjumit dhe për këtë arsye do hetohet edhe për veprën penale shtesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com