Po çonte fëmijën në çerdhe, ndërron jetë 50-vjeçari në Tiranë, dyshimet e para të policisë

Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme, në afërsi të “21 Dhjetorit” në Tiranë.

Policia bën të ditur se 50-vjeçari me inicialet D.S, teksa ishte duke çuar fëmijën në çerdhe, ka ndërruar jetë.

Dyshimet e para janë që viktima të ketë ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 06.12.2023, në afërsi të “21 Dhjetorit”, duke dërguar fëmijën në çerdhe, ka ndërruar jetë, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak, shtetasi D. S., 50 vjeç. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com