Po bënte shëtitje me jet-ski në Ksamil, e mitura bie nga mjeti ujor dhe plagoset rëndë, niset drejt Traumës me helikopter

Një vajzë 13-vjeçare me origjinë nga Durrësi, por me banim në Itali është transportuar para pak çastesh me helikopter nga Spitali i Sarandës drejt Spitalit të Traumës.

Vajza me inicialet E.Gj, ishte së bashku me të vëllanë duke shëtitur me jet-ski në Ksamil kur është rrëzuar. Ajo është dërguar fillimisht me urgjencë në Spitalin e Sarandës nga Ksamili, por për shkak të gjendjes dhe për një mjekim më të specializuar është nisur me helikopter drejt Tiranës.

Policia ndërkohë ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com