Beteja politike në Itali mes opozitës së majtë dhe qeverisë së djathtë të Melonit ka zbritur edhe në derën e kampit të refugjatëve këtu në Gjadër.
Dy deputetë të partisë demokratike italiane ndodhen këtu për të takuar dhe biseduar me refugjatët. Ata kanë pritur për orë të tëra pas dere.
“Komisionet vlerësojnë nëse do të shkojnë apo jo në kamp, kur të mbarojnë këto seanca do të bisedojmë dhe do të mësojmë më shumë rreth historisë së tyre. Tani mund të them se janë shtatë persona sepse një natën e kaluar u njoh si vunerabël. Ai u dërgua në Itali. Ishte një egjiptian me një tolerancë psikiatrike, ata na thanë se kishte halucinacione. Ajo që shoh është se ky model nuk qëndron përtej faktit se është për shumë pak njerëz dhe për momentin ata vazhdojnë të mendojnë për shifra shumë të vogla kur zbarkojnë shumë emigrantë në Itali. Më duket se po kryhet një eksperiment me këta njerëz fatkeqë sepse qeveria e Melonit duhet me çdo kusht te provoje qe kjo funksionon në Shqipëri, ata i nënshtrohen një deportimi, është shumë cinike, madje pak mizore. Ne jemi kundër të gjithë sistemit që nuk menaxhon asgjë nga emigracioni në Itali dhe vuajmë dhunën ndaj këtyre njerëzve”, tha Rachele Scarpa deputete e PD.
“Shikoj një strukturë të madhe pothuajse bosh dhe më duket vërtetë një punë e kotë. Gjithë këto shpenzime mund të përdoren më mirë si për popullin italian ashtu edhe për atë shqiptar”, tha deputeti Andrea Casu.
Ndërkohë brenda kampit ka vetëm 6 refugjatë për të cilët po kujdesen dhjetëra italianë e shqiptarë. Dy prej të ardhurve janë rikthyer sërish në itali për shkak se kishin probleme shëndetësore. Një prej tyre sipas deputetëve italianë shfaqi probleme të shëndetit mendor. Kampet italiane janë pothuajse bosh dhe deri më tani kanë patur vetëm vlerë propogandistike.
Beteja politike mes pozitës dhe opozitës në romë ka zbritur deri në Gjadër. Ndërkohë që lajmet për kampet në Shqipëri, e kanë zbehur fluksin e anijeve dhe gomoneve me klandestinë që nisen nga brigjet e Afrikës drejt Italisë.