Deputeti socialist Petro Koçi është përplasur me deputetët e Partisë Demokratike në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut këtë të martë.
Deputeti iu kthye anëtarëve të opozitës duke u thënë se Arben Ahmetaj është bashkëpunëtori i tyre dhe se ai është është arratisur për shkak të veprimit të drejtësisë dhe jo të qeverisë.
Sipas Koçit, opozita hiqet sikur e mbron SPAK-un, por nga ana tjetër e godet.
Koçi: Arben Ahmetaj është bashkëpunëtori juaj sot, është bashkëpunëtori juaj politik dhe ka ikur për shkak të veprimit të drejtësisë dhe jo të qeverisë, nga një anë bëni sikur e mbroni SPAK-un dhe nga ana tjetër…status politik për Ben Ahmetaj godisni SPAK. Tani ligji që propozohet po të ishte kamxhik do të ishte shpallur antikushtetues.