Milan Radoiçiç, ish-nënkryetari i Listës Serbe dhe partner biznesi i Zvonko Veselinoviç, u detyrua të linte vilën e tij në liqenin e Gazivodës për shkak të urdhër-arresteve të lëshuara për të, kështu që ai regjistroi vendbanimin e tij në një ndërtesë luksoze pranë stadiumit të Crvena Zvezdas.
Mirëpo, “Nova” zbulon se Radoiçiç së bashku me bashkëshorten e tij Emën, është pronar i një kompleksi në Dedinje, në të cilin ndodhen dy objekte, si dhe një pemishte.
Publiku i gjerë as nuk e dinte se në çfarë lloj luksi ka jetuar Milan Radoiçiç vite më parë deri në konfliktin e armatosur në Banjskë, ku humbën jetën katër persona. Radoiçiç mori përgjegjësinë për atë ngjarje, pas së cilës policia e Kosovës publikoi pamjet e vilës së tij madhështore në liqenin e Gazivodës.
Ish-nënkryetari i SL-së, biznesmen, tani shëtit lirshëm në Beograd dhe Kopaonik, pavarësisht përgjegjësisë së dukshme për rastin “Banjska”, por edhe dyshimeve për përfshirje në të tjera krime të rënda.
Radoiçiç së fundmi ka regjistruar vendbanimin e tij në Ulica Rajka Mitica, në një ndërtesë luksoze me disa apartamente, por nuk është pronar i asnjërës prej tyre.
Mirëpo, siç shihet në kadastrën e patundshmërive, ai zotëron një kompleks në Dedinje, në rrugën Kneza Aleksandra Karagjorgjevića, në të cilin ka një sërë vilash luksoze. Në njërën prej tyre (në pronësi të shtetit) jeton edhe kryeministrja Ana BrnabiçDuke gjykuar nga të dhënat e kadastrës, në “pasurinë” e Radoiçiqit gjenden dy objekte. Siç thuhet, njëra ka një sipërfaqe prej 180 metrash katrorë, ndërsa tjetra 95 metra katrorë.
Po ashtu, në atë zonë ndodhet një pemishte e klasit të parë, sipërfaqja e së cilës është më shumë se 3000 metra katrorë.(Nova.rs-)