Plas sherri në studio! Bozhegu përplaset me avokatin e Belerit: Jam pedagoge e të drejtës penale, kujdes me akuzat

Çështja e Fredi Belerit ka shkaktuar sërish tensione në emisioni “360 gradë” në ABC News.

Ka qenë avokatja Enida Bozhegu e cila ka debatuar me avokatin e Fredi Belerit, Eugen Gjyzari.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Avokati i Fredi Belerit: U debatua dëshmia e penalitetit në KQZ dhe Kolegjin Zgjedhor dhe thanë që ky rehabilitohet në këtë periudhë. Pra ka marrë përgjigje që në 2019.

Enida Bozhegu: Ajo ka qenë përgjigje politike sepse përgjigjet teknike për rehabilitimin merren me vendim gjyqësor.

Avokati i Fredi Belerit: Këtë pjesë të paktën e di

Enida Bozhegu: Ju lutem kujdes me akuzat, unë jam profesore e të drejtës penale, ju për kë jeni. Unë po flas në aspektin ligjor të pastër. Ligji nuk lexohet siç e lexon zoti Beleri, ligji interpretohet në kombinim me struktura të tjera. Nuk ka lidhje fare Kushtetuta.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com