Plas sherri në Familje, Shkëlzeni sulmon Argitën me Bled Kokën, kundër saj si pasardhëse e Berishës

Prapaskena sinjalizoi disa ditë më parë një sherr që ka shpërthyer në Familjen Berisha pasi SPAK-u i dha goditjen e parë, duke arrestuar dhëndrin Jamarbër Malltezi dhe akuzuar për korrupsion Sali Berishën.

Sipas një burimi të brendshëm, Shkëlzeni dhe Liria i kanë kërkuar Sali Berishës të tërhiqej nga politika dhe të lëshonte PD-në, pasi me këtë rrugë po merrte në qafë të gjithë familjen.

Kundër propozimit të Lirisë dhe Shkëlzenit ka dalë Argita, e cila ka kërkuar për të vijuar luftën me amerikanët, SPAK, GJKKO dhe sa për sy e faqe me Edi Ramën.

Madje Argita ka propozuar ashpërsimin e luftës. Pas disa ditë debatesh, Berisha ka mbështetur propozimin e Argitës, e cila u shfaq protagoniste edhe në Kuvendin e partisë.

Argita mbajti fjalimin e parë publik në Kuvendin Kombëtar, duke u konfirmuar si pasardhëse e Berishës në parti.

Nuk dihet nëse ka vetë ambicie, por Shkëlzeni duket se është kundër vendimit të Berishës për të lënë Argitën si pasardhëse.

Shumëkush ma mbetur i habitur nga një deklaratë e gazetarit të Syrit Tv, Bledian Koka në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania.

Gazetari i Syrit Tv, Bledian Koka u shpreh se PD ka dështuar nëse ish-kryeministri Sali Berisha vendos vajzën e tij, Argitën, në krye të kësaj force politike.

“Nëse Berisha e merr dhe e vë Argitën kryetare të PD, mendoj se PD ka dështuar. Ajo po i futet politikës, por a është politikane? Ajo duhet ta tregojë nëse ajo ka apo jo valencë politke. Këtu pastaj është një OJF personale dhe nuk besojmë se ka më parti politike”, tha Koka.

Bledian Koka është një gazetar me përvojë, me kurajo dhe i pozicinuar në krah të Berishës, një e drejtë e tij.

Por, vështirë të besohet se deklarara e tij kundër Argitës si pasardhëse e Berishës, nuk ka një prapaskenë, në kushtet kur Koka është pjesë e televizionit të Familjes Berisha, televizion i cili kontrollohet dhe financohet nga Shkëlzeni përmes Gaz Spahisë dhe Çim Pekës.

Gazetari Koka njihet për lidhjet dhe afrimitetin me Shkëlzen Berishën. Ka dyshime të forta se Koka është shprehur kundër Argitës si pasardhëse me miratimin dhe nxitjen e Shkëlzenit.

Gjithsesi, koha do ta tregojë, nëse deklarata e Kokës është një qëndrim individual, është sinjal i sherrit në Familjes Berisha dhe nëse do të ketë zëra të tjerë brenda Foltores që do të dalin kundër Argitës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com