Plarent Ndreca pranon mandatin e deputetit, zë vendin e Ahmetajt

Dallëndyshe Bici refuzoi mandatin si deputete në Kuvend nëpërmjet një shkrese drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Pas refuzimit të saj, vendin e lënë bosh nga Arben Ahmetaj në Kuvend pritet ta marrë Plarent Ndreca, i cili ia konfirmoi këtë gazetares së Vizion Plus, Enkelejda Mema.

Vendi bosh në Kuvend mbeti pasi Arben Ahmetaj nuk mori pjesë për më shumë se 6 muaj në seancat plenare.

Ndërkohë, në zgjedhjet e vitit 2021 Ndreca mori votat e 4008 mbështetësve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com