Është arrestuar sot (6 shtator) në zonën e Niklës, Marklen Haka, i shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit “Revanshi”.
33-vjeçari Marklen Haka është në kërkim nga SPAK dhe akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Durim Bamit, pjesëmarrje në grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje.
Rreth dy vite më parë, në shtator të vitit 2019, Marklen Haka i ka shpëtuar një atentati në derë të shtëpisë së tij, ku mbeti e vdekur halla e tij, Shpresa Basha, ndërsa ai arriti të shpëtonte vetëm me një plumb në krah.