Londra ka kritikuar ashpër Kancelarin gjerman Olaf Scholz. Shkak është bërë përgjimi i bisedës së oficerëve gjermanë nga Moska për planin e dërgimi të armëve në Ukrainë dhe sulmin ndaj një ure në Krime.
“Ne e dimë, se Gjermania është shumë e infiltruar nga shërbimet sekrete ruse, çka tregon se ajo as nuk është e sigurt dhe as e besueshme”, ka deklaruar ish-ministri i britanik Mbrojtjes, Ben Wallace sipas London Times.
Nga Londra mbërritën kritika se përse gjermanët “nuk respektuan protokollet bazë konceptuale”, sepse në atë mënyrë, Moska nuk do të mësonte më shumë për planin ‘Taurus’’ .
Por për Berlinin publikimi i informacioneve ka një qëllim të qartë: të përçajë mbështetësit e Ukrainës.
Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius, tha se, Rusia ka të ngjarë të kishte përgjuar rastësisht diskutimin mes zyrtarëve të lartë të forcave ajrore gjermane përmes një mbikëqyrjeje të gjerë, teksa prezantoi rezultatet fillestare të një hetimi mbi rrjedhjen e informacionit, e cila ka vërë në siklet Gjermaninë dhe ka ngritur pikëpyetje në lidhje me sigurinë e saj të inteligjencës.
/a.r