Plani “Kushner” nxit protestat serbe! Opozita: Forcat e armatosura të mbrojnë të kaluarën

Opozita serbe është kundër projektit të dhëndrit të Donalt Trump, Jared Kushner për ndërtimin e disa ndërtesave luksoze në vendin ku NATO sulmoi ish-selinë e ushtrisë serbe në vitin 1999. Si pasojë, grupet opozitare serbe po planifikojnë protesta masive kundër një iniciative të tillë.

Zyrtarët e qeverisë e kanë mirëpritur projektin, por grupet opozitare dhe shumë në publikun e gjerë janë shprehur kundër tij. Për shumë njerëz, vendi i ndërtesës së komandës së ushtrisë të bombarduar është një simbol i fuqishëm i rezistencës së Serbisë kundër asaj që ata e quajnë “agresioni i NATO-s”, 25 vjet më parë.

Udhëheqësi i grupit opozitar, Aleksandar Jovanoviç, njoftoi se organizata “do të përdorë të gjitha mjetet, përfshirë edhe ato fizike”, për të mbrojtur prishjen e ndërtesës së vjetër të Shtabit të Përgjithshëm dhe dorëzimin te kompania amerikane.

“Në momentin që do të shfaqen buldozerët e parë, ne do t’i kundërshtojmë. Ne u bëjmë thirrje, veçanërisht pjesëtarëve të Forcave të Armatosura Serbe, të gjithë atyre që kanë guximin të mbrojnë të vjetrën. Shtabi i Përgjithshëm nuk duhet të lejojë që ky krim të ndodhë”, u shpreh Aleksandar Jovanoviç.

Qeveria serbe në fillim të kësaj jave nënshkroi marrëveshjen me një kompani të lidhur me Kushnerin për qiranë 99-vjeçare të tokës në qendër të Beogradit për “rigjallërimin” e ndërtesave të bombarduara.

Kushner ka konfirmuar raportet se kompania e tij ka në plan të financojë projektin prej 500 milionë dollarësh. Ai do të përfshijë një hotel të lartë, një kompleks apartamentesh luksoze, hapësira për zyra dhe dyqane. “Progresi ekonomik në Serbi gjatë dekadës së fundit ka qenë mbresëlënës”, tha Kushner në një deklaratë që konfirmoi miratimin e marrëveshjes. “Ky zhvillim do ta ngrejë më tej Beogradin në destinacionin kryesor ndërkombëtar”.

Në fillim të këtij viti, Ministria shqiptare e Turizmit pranoi se mori një aplikim për projektin investimi nga Affinity Partners për të kthyer ish-bazën ushtarake në ishullin e Sazanit në një vendpushim. Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria është krenare që ka tërhequr një investim të tillë.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com