Aleksandër Vuçiç vazhdon të driblojë me diplomaci mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Pasi u zotua për miqësi të përjetshme dhe fuqizim të raporteve me Putinin, priti në presidencën e Serbisë, ambasadorin amerikan, Kristofer Hill.
Diskutimi mes tyre ishte kryesisht për Kosovën, dialogun e lehtësuar nga BE dhe për raportet mes Beogradit dhe Uashingtonit. Ambasadori Hill e informoi Vuçiçin për vendimin amerikan për përmbushjen e kërkesës së Kosovës për të blerë raketa antitank Xhavelin nga SHBA-të.
Presidenti serb e konsideroi një zhgënjim të madh dhe goditje për raportet serbo-amerikane.
“Për ne është me rëndësi të madhe që paqja në rajon të mos prishet dhe Serbia të vazhdojë të sillet me përgjegjësi dhe të kontribuojë për stabilitetin në Ballkan”, u shpreh Vuçiç.
Megjithatë një ditë më parë, presidenti serb konfirmoi se dhe ushtria e tij po fuqizohet me blerjen e armëve të reja.
/f.s