Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme (24 gusht) në Tiranë.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në zonën e Astirit, ndërsa ende nuk dihen rrethanat.
Policia ka arritur të arrestojë autorin e ngjarjes. Po ashtu grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të plagosjes.