Plagosja në Pogradec, gjykata jep masën e sigurisë për 3 të rinjtë

Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë është zhvilluar seanca gjyqësore për të ndaluarit e ngjarjes së ndodhur dy ditë më parë në qytetin e Pogradecit, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri pati edhe të plagosur.

Togat e zeza, ditën e sotme, kanë vlerësuar të ligjshëm arrestimin e shtetasve Alted Jolldashi, Deist Meko dhe Klajdi Lotis, për të cilët është vendosur masa e sigurimit “arrest burg”.

3 të rinjtë u arrestuan pak orë pas ngjarjes ku policia arriti të gjente edhe armët e përdorura në këtë përplasje mes tyre në një zonë tepër të populluar të Pogradecit pranë stadiumit ku i plagosur me disa plumba mbeti Alted Jolldashi.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com