Plagosja në Lushnje/ Djali i Flamur Manes rrëzon versionin e policisë: Donin të më vrisnin babanë, familjet tona në konflikt prej 10 vitesh!

Policia ka njoftuar se një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnje, ku 66-vjeçari Flamur Mane mbeti i plagosur në orët e para të mëngjesit nga një person që kishte shkuar të vidhte në stanin e tij.

Ndërkohë, djali i 66-vjeçarit pretendon se ngjarja është më e thellë se kaq dhe ka rrëfyer për BalkanWeb se mes dy familjeve ka pasur konflikte që datojnë deri në një dekadë më parë.

Ai pretendon se në të vërtetë kanë qenë 2 persona në vendngjarje, Dedë Dedaj 65 vjeç dhe djali i tij Xhovalin Dedaj. Sipas tij, ka qenë Xhovalini ai që ka shkrepur armën


“Babi është goditur për t’u vrare me çifte në fytyrë, ku i kanë ngelur edhe saçmat. Është dashur ndërhyrja në spitalin Ushtarak për heqjen e tyre. Konflikti ka ndodhur që 10 vite më parë. Më pas na kanë vjedhur vazhdimisht, na kanë vjedhur kalin, ngjarje e raportuar në polici, na kanë helmuar pulat. Më pas djali i vogël i Fatmirit, Rifat Deda ka sharë babanë tim e më pas ka goditur vëllanë tim i cili jeton në Itali. Ngjaja ka ndodhur në fshatin Plug, e dinë të gjithë”, është shprehur ai.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com