Në drejtim të Shkodrës është nisur menjëherë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtori i Krimeve të Renda pasi dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në fshatin Grudë të Shkodrës, ndërsa njëri prej tyre është student i Akademisë së Policisë.
Raportohet se më herët u nisën Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale RENEA.
Mësohet se studenti i plagosur është Gjergj Ndërshtiqa, vëllai i drejtorit të Drejtorit të Drejtorisë së Transportit Rrugor.
Ndërkaq, i plagosuri i dytë është kunati i tij, Gjon Nika.
Forca të shumta policie janë nisur më drejtim të vendit të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, për kapjen e autorëve, në afërsi të vendit të ngjarjes, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Renault”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit. Pas sqarimit të rrethanave të ngjarjes dhe në përfundim të veprimeve të para, do të ketë informacion më të detajuar për këtë rast./m.j